Kryesore

400 vetë të shtruar në spitalet COVID/ Skënder Brataj vë alarmin: Mund të mbyllemi që në orën 18, duhet patjetër…

19:36 - 04.02.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve.




Orari i mbylljes mund të ulet në 18:00 ose 20:00.

“Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës.

Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet.

Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të do mosdoshme”, tha ai.

Që prej të hënës deri sot, numri i të infektuarve u rrit me mbi 20 përqind, duke shënuar për të tretën ditë radhazi një rekord ditor që u ngjit në 1052 raste.

Pavarësisht se testimet gjithashtu janë në kuota të larta, pozitiviteti (raporti mes tamponëve të kryer dhe rasteve të konfirmuara) ka ardhur duke u rritur progresivisht. Në 24 orët e fundi shënoi nivelin e 26.4 përqind.

Përhapja gjeografike vijon e shtrirë thuajse në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të së enjtes, së ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja u verifikuan në 49 bashki të vendit: 486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, dhe nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Edhe numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte një ndër më të lartët që nga nisja e pandemisë, duke shënuar 14 vdekje: 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Të shtruarit në spitale janë rritur lehtë me 408 pacientë, që po trejtohen në 4 spitalet COVID. Prej tyre 14 janë në terapi intensive ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.