Aktualitet

Arrestimet e SPAK/ Gazetarja: Gjyqtarja u shantazhua nga grupet kriminale. Minxhozi: Jam kundër që mjeku të rrijë në burg, por…

22:13 - 22.02.21 Gazeta Shqiptare

Gazetarë dhe profesionistë kanë diskutuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” për arrestimet e fundit nga SPAK.



Gazetarja Klodiana Lala theksoi se gjyqtarja Enkeleda Hoxha është shantazhuar nga grupet kriminale, kurse Minxhozi nënvizoi se është kundër që mjeku të burgoset, por se gjithsesi duhet përgëzuar SPAK për goditjet e rasteve korruptive.

Skënder Minxhozi: SPAK është si hidrovor, që është diku në Rrogozhinë dhe ku Shqipëria është e përmbytur. Kjo është situata mendoj unë. Të gjitha valvulat e shtetit janë të bllokuara, sepse sistemi është i rënë. SPAK është i mbytur si OSBE në vitet 2000. SPAK ka fluks shumë të madh çështjesh. Ajo gjyqtarja e Krujës thoshte e bërtiste që hajde e më fusni në burg. Kur shikon se çfarë ka firmosur gjyqtarja, është e rëndë. Nëse gjyqtarja do ishte e shantazhuar, duhet të kishte informuar.

 

Klodiana Lala: Ka dhënë informacion se shantazhohet nga grupet kriminale. Kjo gjyqtare ka dy fëmijë për të rritur, që janë të mitur.

Shkëlqim Hajdari: Gjyqtarja duhet që të thoshte që jam duke u shantazhuar, por nuk e ka bërë. Nëse ajo do kishte të tilla përpjekje, do ta kishte bërë. Krimi i organizuar të kapë ngadalë. Unë jam prokuror i vjetër dhe i kam mbajtur larg grupet kriminale.

Skënder Minxhozi: Lista flet për kërcënime, për joshje, për të gjitha bashkë. Jam kundër që mjeku të rrijë në burg, për gjyqtaren është e dyshimtë.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.