Kronikë

Dhunimi i të riut në Fushë-Krujë, arrestohet një person, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

09:06 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 17 shkurt në një lokal në Fushë -Krujë ku disa persona dhunuan një të ri.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se bëhet fjalë për shtetasin Geart Bakalli, i cili akuzohet se ka fshehu mjetin e përdorur nga autorët (send i fortë). Ndërkohë, Bezat bënë me dije se në kërkim është shpallur autori kryesor i ngjarjes, Gazment Kusta.

NJOFTIMI I POLICISË
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.