AKTUALITET

Balla i përgjigjet Bardhit: Kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do kallëzojë në Prokurori për tradhti të lartë gjithë PD e Elbasanit

20:17 - 26.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Biunesit të Vogël  n Elbasan.




Gjatë fjalës së tij Balla i është përgjigjur edhe Gazment Bardhit lidhur me padinë që ka depotituar në SPAK me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo.

Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqjen”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.