Kronikë

Gjendet një person i pajetë në Fier, dyshimet e policisë (Emri)

10:13 - 01.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Darzezës në Fier, ndërsa trupi i tij është konstatuar mëngjesin e sotëm.




Burimet bëjnë me dije se personi i mbytur është identifikuar si Kristaq Mëngjezi, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji, pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.