Kronikë

Arrestohen 4 persona në Durrës, policia jep detaje

09:49 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale.




Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Xh., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë që në pranga ra dhe 33-vjeçari me inicialet Dh. T., i cili nga masa “Arrest në shtëpi” përfundoi në në “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë dhe shtetasin me inicialet V. K., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Ndër të tjera në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. K., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në orën 13:40, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.