Kronikë

Ngacmoi seksualisht mbesën e mitur, “arrest me burg” për 43- vjeçarin nga Fieri

11:19 - 05.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zhvilluar seanca gjyqësore për caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit Arsen Selimi, 43 vjeç, nga Ferma e Çlirimit, i dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual me te mitur”, përkatësisht për mbesën 13-vjeçare.




Në seancë gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanËeb” se i arrestuari Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke dhënë shpjegime që “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.

Nga avokat Rudin Bircaj është kërkuar masa më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.