Aktualitet

Dita e Mësuesit, Evis Kushi: Çdo mësues është një hero!

08:47 - 07.03.21 gsh

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje ku ajo vetë i është bashkuar me nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.



Kushi nënvizon se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.

Duke uruar që: ”Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, Znj. Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë.

“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!”, mbyll mesazhin e saj ministrja Evis Kushi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.