Kronikë

Ngjarja në Rrogozhinë, 3 të rinj të plagosur (EMRAT)

13:41 - 08.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot  në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se nga të shtënat të plagosur kanë mbetur 3 të rinj, dy prej tyre me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta. Të plagosurit, sipas Bezat është shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba.

Një prej personave që ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt Tarumës në Tiranë. Ndërkohë, në spital janë paraqitur  dy të rinjtë e tjerë, një i plagosur me armë zjarri, tjetri i lënduar me sende të forta.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.