AKTUALITET

Përplasje më 25 prill në Elbasan?! Kryesuesja e listës së PS: Ky qytet është njollosur, çfarë kemi bërë për të goditur bandat

20:28 - 08.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.




Si kryesuese e listës së Elbasanit, Kushi u shpreh se ky qytet është njollosur nga opozita, si qyteti i krimit dhe bandave, ndërsa shtoi se në të vërtetë aty dominon mikpritja, qytetaria, tradita, etj.

Mes të tjerash, Kushi u shpreh se është bërë shumë punë për goditjen e krimit dhe bandave në Elbasan, ku është ngritur edhe një Këshill Sigurie, që sipas saj, merr vendime shumë të rëndësishme, që lidhen me sigurinë.

“Jam shumë e lumtur që me Kodin e ri Zgjedhor është e detyrueshme që 30% e listës të jenë gra. Ky ka qenë një kusht që duhej respektuar. Ky është një hap shumë pozitiv. Në listën e PS, kudo në gjithë Shqipërinë, gratë dhe vajzat janë në krye të listave. Unë e njoh aq mirë Elbasanin, popullin e Elbasanit, që është aq i qetë, aq i dashur dhe nuk mund të identifikohet kurrsesi me bandat. Më vjen keq që opozita ka bërë politikë me këtë.

Ky është imazhi më i keq që i bëhet Elbasanit, kur thonë se është frikë të jetosh aty. Ne jemi 100% të sigurt, jetojmë njësoj si në Korçë, Tiranë, Durrës, etj. Opozita e ka njollosur pa të drejtë këtë qytet. Edhe provokimi që ndodhi Ditën e Verës, ishte shumë i rëndë, ndërkohë që nuk kishte ndodhur kurrë, pasi kjo ditë i bashkon të gjithë. Propaganda që ka bërë opozita në këtë qytet, ka njollosur imazhin e këtij qyteti.

Ka ndonjë deklaratë nga ndërkombëtarët, që Elbasani është një zonë e rrezikshme? Probleme mund të ketë me krimin dhe ne po luftojmë. Ka dhe një Këshill Sigurie në Elbasan, që e drejton kryetari i bashkisë. Aty merren vendime shumë të rëndësishme, që kanë lidhje me sigurinë. Është bërë një punë e mirë për parandalimin e krimit, për të luftuar bandat. Por nuk mund të propagandohet dhe njolloset Elbasani si qyteti i bandave. Në Elbasan dominon tradita, mikpritja, qytetaria, etj. Propaganda që bën opozita në lidhje me Elbasanin, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Elbasanit. Është opozita që thotë se në Elbasan nuk mund të dalësh lirisht. Kjo largon turistët, se kur e dëgjojnë nuk vijnë të investojnë në Elbasan. Sa na takon ne si PS, nuk do të ketë asnjë përplasje në zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh ministrja Kushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.