AKTUALITET

Shoqërimi i 9 kontrollorëve në polici, gazetarja jep detajet: Aksioni u ndërmor në mesnatë, punonjësit e Albcontrolit do procedohen në gjendje të lirë për…

09:01 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka shoqëruar nëntë punonjës të Albcontrol, në një aksion të forcave policore, që ka vijuar edhe në mesnatën e djeshme.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” se janë shoqëruar punonjësit dhe nga burimet merret vesh se do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

“Kontrollorët kanë deklaruar se janë në stres dhe prandaj nuk mund të punojnë dot. Dje Aeroporti Nënë Tereza është ruajtur nga Policia e Tiranës. Mbrëmjen e djeshme kanë nisur shoqërimet dhe kanë vijuar edhe pas mesnatës.

Nga informacionet e marra, kontrollorët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Disa kontrollorë që nuk u janë përgjigjur policisë, janë shoqëruar forcërisht”, deklaroi gazetarja Bezat.

Të proceduarit për shpërdorim detyre nga ana e policisë janë ata që kane pasur turnin dhe s’janë paraqitur në detyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.