Kronikë

I gjenden drogë, municion dhe pranga, arrestohet 32-vjeçari me precedentë në Kavajë

13:53 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drogë, municion dhe sende të tjera të kundraligjshme në mjet dhe në banesë, vihet në pranga nga Policia e Kavajës, 32-vjeçari. Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.




Shërbimet e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme apo i mbajnë ato në banesë, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues Sh. S. dhe pasagjer shtetasit K. K. dhe M. K.

Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, shërbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë) një palë pranga policie të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sh, S., 32 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kavajë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.