Kronikë

Me kapuç, syze e maskë të zezë, del fotoja e biznesmenit Pecorelli i maskuar, si e ndryshoi pamjen pasi inskenoi zhdukjen

13:23 - 19.09.21 gsh

Një ditë pasi u gjet i gjallë, mediet italiane kanë publikuar edhe fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, njeriut që alarmoi Shqipërinë dhe Italinë 8 muaj më parë,kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë.



E gjithë ngjarja duket se është inskenuar nga vetë biznesmeni italian, i cili është zbuluar pas 8 muajsh i zhdukur nga aktivizimi i kartës së bankës.Në foto dhe video shihet biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me varkë, pasi motori i mjetit ishte djegur dhe një person i kishte ardhur në ndihmë biznesmenit.

Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme, dhe ka njoftuar autoritetet, të cilat kanë mbërritur menjëherë në ishull, duke gjetur biznesmenin të gjallë dhe me shëndet të mirë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.