Kronikë

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Transportim të emigrantëve të paligjshëm, kanabis…

14:22 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëntë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.




Uniformat blu bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin e  28 vjeçarit G. D, dhe 30 vjeçarit M. V,, pasi në lokalin me qira të shtetasit G. D, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të banesave përkatëse, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparat celular.

Gjithashtu në pranga ka rënë 16-vjeçari A.S., ndërsa u shpall në kërkim një person me inicialet I.T.

Të dy këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar për të transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, nga qyteti i Tiranës në drejtim të Kukësit, me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin 57 vjeçari I. K, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. L, 24 vjeç dhe E. C, 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit V. M, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me mjetin që këta shtetas kishin përdorur për të realizuar vjedhjen.

Sakaq Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M.H, 28 vjeç dhe A. Ç, 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K, 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.