Aktualitet

Video/ Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, dhjetra qytetarë ndezin qirinj para Ministrisë së Brendshme

14:03 - 09.12.21 Gazeta Shqiptare

Dhjetëra qirinj janë ndezur para ministrisë së Brendshme në homazh të 1-vjetorit të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Protestuesit e pakët në numër nga radhët e shoqërisë civile dhe qytetarë të Tiranës e cilësuan tepër të ulët dënimin e dhënë nga gjykata ndaj ish-efektivit Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, i cili me armën e shërbimit qëlloi për vdekje pas shpine 25-vjeçarin Klodian Rasha teksa ai po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit 2020, pas skadimit të orës policore.



Dy të rinjtë e arrestuar për përfshirje në protestat e dhunshme që shpërthyen pas vrasjes së djaloshit 25-vjeçar deklarojnë pas një viti se janë terrorizuar në mënyrë sistematike nga policia dhe prokuroria së bashku me mbi 300 të rinj të tjerë, ndërsa thonë se organi i akuzës po kërkon dënimin e tyre me 7 vite burg, 3 më pak sesa i janë dhënë vrasësit me uniformën e policisë që qëlloi mbi Klodianin e paarmatosur.
Një pikë e errët mbeten edhe komunikatat kontradiktore të lëshuara nga policia e shtetit menjëherë pas vrasjes së 25-vjeçarit ku thuhej se viktima ishte i armatosur dhe se arma ishte gjetur e hedhur pranë vendit të ngjarjes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.