AKTUALITET

Megaoperacioni/ Goditet banda e trafikut të drogës dhe e armëve në Gjermani, arrestohen 12 persona, midis tyre edhe shqiptarë

19:21 - 19.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Policia gjermane ka zhvilluar një megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe tregtimit të armëve. Gjatë kontrollit nga ajri dhe toka, janë vendosur në pranga  12 persona, të moshës 28 nga 46 vjeç me kombësi gjermane, polake, midis tyre edhe shqiptarë. Gjatë bastisjes së madhe në Freisenbruch dhe Borbeck, forcat e armatosura kontrolluan gjithsej 20 ndërtesa, duke përfshirë apartamente, por edhe godina tregtare. Njësitë speciale të antiterrorit gjerman hodhën në erë derën e një godine me qëllim që të futeshin në banesën e një të dyshuari. Sipas mediave gjermane, ekzistonte rreziku që të dyshuarit të ishin të armatosur. Operacioni i cili zgjati disa orë çoi në zbulimin e  dhjetëra kilogramë drogë, të llojit amfetaminë, marihuanë, hashash dhe ekstazi, rreth 50,000 euro para cash dhe një plantacion droge.



Sipas zëdhënësit të policisë Pascal Schëarz-Pettinato, në këto godina u gjetën gjithashtu edhe armë të ndryshme,  një pushkë sulmi funksionale, një pushkë precize dhe disa pistoleta. Oficerët e policisë mundën të sigurojnë gjithashtu një punishte që shërbente për mbajtjen e armëve dhe municioneve. Hetuesit gjetën më shumë se një duzinë kimikatesh që përdoren për prodhimin e drogave sintetike.

Gjatë operacionit, u arrestuan dymbëdhjetë të dyshuar të moshës 28 nga 46 vjeç me kombësi gjermane, polake, dhe shqiptare.

Prokurorja Anette Milk tha se urdhrat e paraburgimit kundër të dyshuarve do të kontrollohen më pas. Drejtuesi i policisë kriminale André Dobersch, i cili drejtoi operacionin. Në fillim të dhjetorit, hetuesit e drogës në Essen arritën të godasin një bandë të ngjashme masive. Të paktën 8 persona kanë ushtruar një tregti të gjallë të marijuanës dhe kokainës në rangun treshifror të kilogramëve, kryesisht në zonën e qytetit Essen, ku u sekuestruan më shumë se 70 kilogramë marijuanë, mbi një kilogram kokainë dhe mbi 100 gramë amfetaminë.

Hetuesit gjetën një armë PTB si dhe 240 mijë euro para të gatshme. I dyshuari kryesor ishte një  30-vjeçar shqiptar dhe dy të dyshuar të tjerë (shqiptar dhe gjermano-maroken) të cilët u arrestuan në vend. Tre të dyshuarit me kombësi shqiptare, gjermane dhe koreane, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar, tashmë janë pas hekurave pak kohë më vonë, të cilët tani janë në pritje të gjykimit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.