POLITIKË

Gazetari Artan Hoxha nxjerr videon e ’21 Janarit’ dhe i drejtohet Berishës: Ja ku i ke provat për ‘non gratën’, me kufoma të përgjakura!

11:48 - 21.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sot lidhur me tragjedinë e 11 viteve më parë, 21 janar 2011, ku u vranë në protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, katër qytetarë të pafajshëm.



Në një postim në “Facebook”, gazetari Hoxha akuzon direkt ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa i drejtohet duke i thënë “Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!! Ja ku e ke. Me figure dhe me krisma… Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar…”.

Postimi i Hoxhës

21 janar 2011, asgje nuk harrohet…

Kur degjoj Ujkun, t’u kerkoje “qofte dhe nje prove te vetme” amerikaneve, ndersa ka lene nje pirg me kufoma ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, me vjen te shkrihem gazit, se nuk kam fuqi te uleras…

Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!!

Ja ku e ke.

Me figure dhe me krisma…

Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar…

Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm ne duar, qe i masakrove pa brerjen me te vogel te ndergjegjes.

Gjirokastriti Ziver Veizi dhe dibrani Hekuran Deda, fieraku Faik Myrtaj dhe lezhjani Aleks Nika…

Te vrare nga Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Dibra, duket sikur ke dashur me deshire te hysh ne hasem me gjithe Shqiperine.

Edhe me dore sikur t’i kishe zgjedhur, nuk do t’i kishe shperndare kaq mire gjeografikisht mbi harten e Shqiperise…

Gjaku i tyre i derdhur ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” nuk eshte thjeshte nje prove per ty, eshte makthi yt…

Nga ana tjeter, DREJTESIA E MUNGUAR per 11 vite me radhe, per 4 deshmoret e 21 janarit, eshte edhe nje akuze per kryeministrin e sotem Edi Rama, i cili premtoi NDESHKIM te urdheruesit te vrasjeve dhe ekzekutoreve te tij.…

E ka perballe Ujkun, por thote “se ku me kane humbur gjurmet”…

Te shohim çfare justifikimi do te kete sot, para femijeve jetime dhe familjareve zemerplasur, te Aleks Nikes, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit…

Te pakten na e kurseni shfaqen tragji-komike, qe e realizoni ne menyre aq teatrale çdo 21 janar.

Ne mungese te drejtesise per deshmoret e 21 janarit, kjo ceremoni nuk eshte thjeshte nje mungese respekti per te vdekurit, por edhe nje tallje perbuzese per te gjallet…

U kerkoj ndjese familjeve te viktimave per ripublikimin e pamjeve makaber, por ky eshte ndeshkimi i vetem qe mund t’u japim vrasesve.

Ne mungese te ndeshkimit nga drejtesia, sepaku t’i damkosim publikisht per çfare i kane bere ketij populli…

Ne video: Pjese nga emisioni “Xhungel”, ku pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes nga shefi i shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo. Si dhe konferenca e shtypit ne mesnaten e 21 janarit 2011, e kryetarit te opozites Edi Rama, menjehere sapo ishin publikuar pamjet e vrasjeve nga Garda.

 

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Do denuar E. Rama, per ate qe ndodhi, ne cdo vend te botes, institucionet mbrohen nga garda dhe gardistet, ne te kundert, dyert duhej te ishin te hapura dhe te hynte kush te donte, ate pergjegjesi duhet ta mbaje ai qe ia beri me shenje per te shperthyer dyert e kryeministrise, ai I beri te gjitha shkaqet qe ajo ngjarje agravoi deri ne kete situate. Pose nuk u denua Rama PER ate qe ndodhi? Prej parave te droges, shpeton edhe gomari.

    Përgjigju ↓