Kryesore

Shifrat/ Përçarja e PD, shans real që PS të fitojë bashkinë e Shkodrës. Ja rezultatet e 4 zgjedhjeve të fundit në kryeqendrën e Veriut

12:16 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjedhjet vendore të 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit, do të jenë interesante sidomos në qarkun e Shkodrës.




Përcarja e PD-së pas aksionit të Berishës, enigma për rreshtimin e LSI dhe misteri mbi votat e Doshit e bëjnë të paparashikueshme garën në kryeqendrën e veriut.

E njohur prej vitesh si bastion i Partisë Demokratike dhe të djathtës në tërësi, Shkodra gjendet nën drejtimin e Voltana Ademit e cila sot është rreshtuar me PD-në e Berishës. Ajo nuk mori pjesë në “Foltoren e Shkodrës”, por ishte në stadiumin “Air Albania” në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryetari i PD.

Divorci me Bashën është pothuajse përfundimtar, por e paqartë mbetet nëse “Foltorja” do ta kandidojë ose jo Ademin si përfaqësuese të saj.

Ndarja e PD-së i jep një shans real Partisë Socialiste të fitojë më në fund bashkinë e Shkodrës. PS-ja e fitoi Shkodrën në 2019 me Valdrin Pjetrin, kur opozita PD-LSI vendosën të bojkotonin zgjedhjet vendore. Pjetri u dogj nga dekriminalizimi, nuk e beri betimin dhe ne krye te bashkise mbeti Voltana Ademi.

Për të kuptuar sfondin në të cilin zhvillohet gara e 6 marsit, “Gazeta Shqiptare” risjell rezultatet e 4 zgjedhjeve të fundit në bashkinë e Shkodrës./ GSH.al

BASHKIA SHKODER 

Zgjedhjet parlamentare 2021

PS        15.848 vota

PD        29.893 vota

PSD       9.808 vota

LSI       7.880 vota

Zgjedhjet vendore 2019 (vota për partinë)

PS        12.335

PSD       2.638

PD-LSI     Bojkot

Zgjedhjet parlamentare 2017 

PS        20.195 vota

PD        25.559 vota

LSI       8.891 vota

PSD       7.930 vota

Zgjedhjet vendore 2015 (vota për partinë) 

PS        10.884

PD        25,353

LSI       11.790

PR        2.273


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.