BOTA

Ukrainasit sfidues i përgjigjen thirrjes së Presidentit për armë, shikoni se si “zbrazin” dyqanet e armëve nga AK-47 dhe municionet

13:49 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët ukrainas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Presidentit të tyre, Volodimir Zelenski për tu armatosur, duke shkuar në dyqanet më të afërta të armëve në Kiev duke i blerë të gjitha municionet dhe armët që gjendeshin aty.




Ky reagim erdhi pasi Presidenti vendosi ligjin ushtarak pas pushtimit të vendit nga Vladimir Putin në krizën më të keqe ushtarake të Evropës që nga viti 1945.

Ukrainasit patriotë u zotuan të mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit rus pasi Kremlini filloi një sulm të gjithanshëm herët të enjte, duke kryer sulme me raketa mbi infrastrukturën dhe rojet kufitare të vëzhguara në qytetet në veri, jug dhe lindje të Ukrainës.

Në një dyqan armësh në Kiev, një menaxher që bleu fishekë tha se do të përdorë armën e tij të epokës sovjetike të cilën e bleu në 2014-n pas aneksimit të Krimesë nga Rusia për të mbrojtur familjen, shtëpinë dhe vendin e tij nga “djemtë e Putinit”.

Një grua e re, burri i së cilës po blinte një revole, i tha prezantuesit Nick Robinson të ‘DailyMail’ se do të përdorte armën nëse do të përballej me trupat ruse.

Pronari i dyqanit, i cili shet kallashnikovë, i tha “DailyMail:

“Në dyqanin e armëve, tani jemi shumë të zënë. Ka shumë njerëz që duan të blejnë armë dhe ka shumë njerëz që duan të blejnë fishekë. Ne kemi fishekë, por jo shumë, jo mjaftueshëm. Çdo ditë, shumë fishekë janë blerë. Ne kemi qenë (me të vërtetë të mbushur)”.

VIDEO-MONTAZHI I PRESIDENTIT UKRAINAS, VOLODIMIR ZELENSKI KU NJOFTOI PUSHTIMIN RUS:

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook pasi Kremlini filloi sulmet e tij, Zelenski tha se Moska kishte kryer sulme në të gjithë Ukrainën. Më vonë, Presidenti ndërpreu lidhjet diplomatike me Rusinë dhe iu lut liderëve perëndimorë që të ofrojnë mbështetje në shkallë të gjerë të mbrojtjes dhe të mbrojnë hapësirën ajrore të Ukrainës nga “agresori”.

 “Të dashur qytetarë ukrainas, këtë mëngjes Presidenti Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me Presidentin Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar. Asnjë panik. Ne jemi te forte. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina.”, u shpreh në video-mesazhin e tij Presidenti ukrainas.

GJENERALMAJOR VALERIY ZALUZHNY, KOMANDANTI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA TË UKRAINËS:

Gjeneralmajor Valeriy Zaluzhny, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha këtë mëngjes se kishte marrë urdhra nga presidenti ukrainas për të zmbrapsur pushtimin e Rusisë duke shkaktuar “humbje maksimale”.

Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë 50 pushtues rusë deri më tani, duke rrëzuar gjashtë avionë rusë në proces.

ÇFARË NDODHI QË PREJ ORËVE TË PARA TË MËNGJESIT TË SOTËM NË UKRAINË?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan trupa në brigjet e saj të enjten, pasi Putin autorizoi atë që ai e quajti një operacion special ushtarak në lindje.

Menjëherë pasi Putin foli në një fjalim televiziv në televizionin shtetëror rus, shpërthime u dëgjuan në qetësinë para agimit të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Joe Biden udhëhoqi dënimin perëndimor të agresionit të Rusisë, duke premtuar “sanksione të rënda” kundër Kremlinit dhe duke thënë se lutjet e tij ishin me popullin e Ukrainës.

Boris Johnson tha se veprimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është një “katastrofë për kontinentin tonë” dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent të liderëve të NATO-s. Por Kina refuzoi ta quante sulmin e Putinit kundër Ukrainës një pushtim dhe kërkoi përmbajtje nga të gjitha palët.

Rusia ka kërkuar fundin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe Putini përsëriti qëndrimin e tij se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë ishte i papranueshëm. Në një fjalim televiziv nxitës të luftës sot herët, Putin u zotua se do të “de-nazistizonte” Ukrainën, duke thënë se ai kishte autorizuar veprime ushtarake për të shuar “kërcënimin” e paraqitur nga ish-fqinji sovjetik. (Përshtatur dhe përkthyer nga dailymail.co.uk)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.