BOTA

“Putin po vdes në agoni nga kanceri”/ Ish-oficeri i Inteligjencës Amerikane: Është i sëmurë rëndë, fytyra e tij e fryrë tregon se…

12:19 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas raporteve të inteligjencës nga Pentagoni dhe në Ukrainë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po vdes në agoni nga kanceri i zorrëve.




Ata raportojnë se “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.

Shprehia e tij e fytyrës pa një buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, thonë burimet amerikane.

Rrjedhimisht kjo e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen të njëjtat burime.

Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.

Sipas asaj që raporton Walesonline.co.uk, një burim për prestigjiozen uellsiane tha:

“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. Vështrimi i tij tregon se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë të ndodhë si rezultat i vuajtjes së tij,” tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.