Kronikë

VIDEO/ Shpejtësi 137-192 km/h, pezullohen 60 patenta për dy orë në Rrugën e Kombit! Mbi 100 gjoba për tejkalim shpejtësie

21:06 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Dy orë monitorimi nga Policia e Shtetit janë dashur për të pezulluar 60 leje drejtimi mbrëmjen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.



Sipas burimeve zyrtare, makina inteligjente ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Gjatë kontrolleve, janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues  të pezullimit të Lejes së Drejtimit, shtoi ndër të tjera policia.

Njoftimi i policisë

Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues  të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj  105  drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë. Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës. Mos fluturoni në rrugë!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.