AKTUALITET

“Krijohet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit”/ VOA zbulon se cili është qëllimi i organizatorëve!

21:17 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Sot në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvilluan një tubim ku shpallën krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit. Ata thanë se do të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore.




Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, siç kanë pretenduar.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, pohuan organizatorët, është një aleancë qytetare, që synon të nxitë autoritetet që të veprojnë me kujdes dhe profesionalizëm shkencor në një zonë delikate me vlera të mëdha si Parku Kombëtar i Butrintit.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.