AKTUALITET

“Seri hakmarrjesh pas pendimit të Dumanit!?”/ Ish-prokurori: Vetëm fillimi i hetimit! SPAK të godasë edhe jakat e bardha!

19:40 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për luftën kundër krimit dhe operacionin “Plumbi i artë” , operacion ky që goditi 8 grupe kriminale.




Ndërsa u ndal tek SPAK, Beci tha se pret që fokusi të mos jetë vetëm tek lufta kundër krimit, por edhe tek korrupsioni, duke shtuar se pret që të ketë të penduar sa i përket korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë.

“Nëse lufta kundër krimit ecën me këto ritme do të kemi rezultat edhe në luftën kundër korrupsionit dhe korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, të godasë jakat e bardha”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Bosët e vërtetë të krimit nuk janë në pranga?

Eugen Beci: Puna ka qenë shumë voluminoze, fakti që nuk janë kapur të gjithë lë të kuptohet që hetimi do duhet të shtrihet shumë më tej.

Mund të flasim për dekonspirim të operacionit?

Eugen Beci: Pa pasur një hetim të plotë të faktit se ka ndodhur e gjitha procedura e përcjelljes së këtyre masave të sigurimit, do të thotë që ka nevojë për një verifikim më të thelluar. Kjo ka nevojë për një hetim tjetër që besoj SPAK apo policia po e realizon me aq sa kemi dijeni

Pak ditë para se të ekzekutohej ky urdhër arrest, në media qarkulloi lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë, a ndikoi kjo?

Eugen Beci: Normal që është paralajmërim për të gjithë personat që kanë bashkëpunuar me të. Kjo i vë në alarm të gjithë personat për tu larguar apo të zhdukur provat

Sa në presion ndihet SPAK?

Eugen Beci: Veprimet e Prokurorisë së Posaçme nënkuptojnë se ke ecuri pozitivë për goditjen e grupeve kriminale, Duke pasur në konsideratë mënyrën se kanë rrjedhur ngjarjet dhe i penduar është kapur për shkak të një ngjarje kriminale nënkupton që Prokuroria e Elbasani ka mundur të ketë një marrëveshje fillestare bashkëpunimi duke dhënë dritën jeshile.

I penduari Dumani, a mund të quhet i ezauruar bashkëpunimi, duke qenë se ka folur për krime të kryera nga kundërshtarë të tij, ? A mos duket si hakmarrje?

Eugen Beci: Të penduarit e drejtësisë është e pamundur ti gjesh përse u penduan. Por duke qenë strikt me ato që parashikon ligji mendoj që bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë pa rezerva gjithçka di për aktivitetin kriminal. Thëniet e tij duhet të provohen me fakte dhe prova të tjera dhe thëniet e tij duhet të kryqëzohen, sa i përket efektit kohor, Brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes duhet të japë gjithçka di, kështu funksionon.

Mund të kemi një seri hakmarrjesh?

Eugen Beci: Është fillimi i një hetimi dhe jo fundi i një hetimi,. Këto thënie të këtij njeriu gjatë këtyre 30 ditëve janë marrë të gjitha, dhe të gjitha detajet do të duhet të provohen nga organi i procedurës.

Me krimet që ka kryer i penduari si veprohet?

Eugen Beci: Sa më shumë të rëndësishme të jenë faktet që ka treguar i penduari, aq më shumë ulet dënimi.

Si e keni parë punën e SPAK deri tani?

Eugen Beci: Prokuroria në përgjithësi luftën kundër krimit të organizuar e ka realizuar mirë. Mbetet për tu parë sa i përket korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Por duket se krimin e organizuar duket se ka vënë në shënjestër.

Si e shihni institucionin e BKH?

Eugen Beci: Ka një ngërç që mbase ka të bëjë me mungesën e përvojës.  Mungesa e përvojës të oficerëve të policisë gjyqësore duket se ka çuar një diskordancë të madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.