BLUETOOTH

Të shtënat me armë drejt reperit shqiptar pas problemeve me pagesën? Pronari i klubit zbulon çfarë ndodhi!

08:17 - 23.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa është përfshirë së fundmi në një situatë të pakëndshme pasi eskorta e tij u sulmua në Vjenë.




Një qytetar për mediat në Kosovë ka treguar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën në një klub nate teksa në video dëgjohen edhe të shtëna me armë. Sipas tij, shkak i këtij sulmi ka qenë pagesa. Është pritur të ketë më shumë njerëz në koncert, e duke qenë se parashikimet nuk dolën, sigurimi i këngëtarit është përplasur me atë të klubit.

Pronari i klubit në Austri ka dhënë versionin e tij të ngjarjes dhe në një prononcim për ‘Insajderi’, ai ka thënë se arsyja e sherrit nuk është bërë pagesa. Sipas pronarit, që identifikohet me inicialet A.B., pas koncertit disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kan filluar të konfrontohen fizikisht.

Më pas teksa makina e reperit po largohej, sigurimi i klubit kishte shtënë me armë zjarri, por jo në drejtim të tyre. Qëllimi ishte të trembte ata që po konfrontoheshin e të largoheshin. “Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kan rrahur çeçent, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjujtur me armë sigurimi,”– tha ai.

Vetë Azeti nuk ka bërë asnjë reagim. (panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.