BOTA

Lufta në Ukrainë/ Pas Ramës e Abazoviç, mbërrijnë sot në Kiev Scholz, Macron dhe Draghi!

07:44 - 16.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transmetuesi gjerman ZDF raporton se kancelari gjerman, Olaf Scholz, aktualisht u nis për në kryeqytetin ukrainas. Në ditët e fundit është përfolur se kancelari gjerman mund të vizitojë Ukrainën së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.




ZDF raporton se të tre do të mbërrijnë në Kiev sot në mëngjes (ditën e enjte). Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë. Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Vlen të theksohet se edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë vizituar dje Kievin, ku u takuan me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.