BOTA

Qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2022

19:28 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vjena është cilësuar si qyteti më i mirë për të jetuar, pas rënies që pati në kohën e pandemisë për shkak të masave anti-Covid.




Kryeqyteti austriak ka mbajtur këtë titull në 2018 dhe 2019 sipas listës së EIU, por u pozicionua në vendin e 12 në 2021 për shkak të mbylljes së restoranteve dhe muzeve si pasojë e pandemisë.

”Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë atraksioni i qytetit, i shoqëruar nga mirëqenia dhe mundësitë e pafundme për kulturë dhe argëtim”, shkruhet në raportin e këtij viti sipas The Independent

Tani që qyteti është plotësisht i hapur, është rikthyer në vendin e parë duke lënë pas fituesin e vitit të kaluar, Auckland. Qyteti i Zelandës së Re ra nga vendi i parë në të 34, në raportin e 2022, për shkak të masave anti-Covid.

10 vendet e para në listë ishin kryesisht vendet europiane. Kanadaja bënte pjesë gjithashtu me 3 destinacione si Calgary, Vancouver dhe Toronto. Vendi më i mirë për të jetuar në Britani ishte Manchester i pozicionuar i 28 dhe Londra në vendin e 33.

Ngjarjet e bujshme në arenën botërore përveç pandemisë kanë ndikuar gjithashtu në këtë listë, sidomos për Moskën dhe Shën Petersburgun, të cilat si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë kanë rënë me 15 dhe 13 pozicione.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.