AKTUALITET

“Hajde se të vrava nënën”/ Kjo është 46-vjeçarja që u ther nga i shoqi, dalin FOTOT e çiftit!

10:22 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat greke kanë publikuar foton e 46-vjeçares greke, e cila u vra nga bashkëshorti me thikë. 55-vjeçari pasi ka goditur me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën.




I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë. 24-vjeçari pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde. Babai i tij ishte larguar me makinë pasi kishte shkaktuar tragjedinë.

NE FOTO: VIKTIMA

Por, si ndodhi vrasja?

Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.

 

NE FOTO: AUTORI I VRASJES

Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas.

55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët. 55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.