AKTUALITET

Partneriteti i BRICS qëndron i fortë mes sfidave globale

00:00 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Samiti i 14-të i BRICS, grupi i vendeve të tregjeve në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, do të mbahet online këtë javë nën kryesimin e Kinës me temën “Kujdesi i një partneriteti me cilësi të lartë të BRICS, hyrja në një epokë të re të zhvillimit global.”
Gjatë 16 viteve të fundit që nga themelimi i tij, BRICS është shndërruar në një strukturë gjithëpërfshirëse në shumë nivele, me një bashkëpunim praktik të zhvilluar në dhjetëra fusha, duke mbështetur frymën e hapjes, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit përfitues.
Ndërkohë që bota po përballet me pasiguri të shumta, përfshirë një pandemi të pa hasur në një shekull, pesë vendet kryesore në zhvillim pritet të kontribuojnë me mençurinë dhe përpjekjet e tyre për të promovuar zhvillimin global.




PROMOVIMI I ZHVILLIMIT TË PËRBASHKËT
Vendet e BRICS janë një forcë e rëndësishme lëvizëse për rritjen ekonomike dhe tregtare rajonale dhe globale. Sipas të dhëna zyrtare, në vitin 2021, pavarësisht ndikimit të zgjatur të COVID-19, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave të vendeve të BRICS arriti në rreth 8.55 trilionë dollarë amerikanë, një rritje prej 33.4 përqind nga viti në vit.

Ndërkohë, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe vendeve të tjera të BRICS arriti në 490.42 miliardë dollarë amerikanë, 39.2 përqind më shumë nga viti në vit dhe më e lartë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës në të njëjtën periudhë.

Statistikat tregojnë se vendet e BRICS përbëjnë 18 përqind të tregtisë së mallrave dhe 25 përqind të investimeve të huaja në mbarë botën.
Kompania Prinx Chengshan (Shandong) Tyre Co., Ltd, prodhuese gomash me seli në Provincën Shandong të Kinës lindore, ka qenë e angazhuar në tregun brazilian për më shumë se një dekadë dhe është e njohur nga shpërndarësit dhe klientët vendas.

Sipas kompanisë, marrëveshja e njohjes reciproke të statusit të operatorit ekonomik të autorizuar (AEO) ndërmjet Kinës dhe Brazilit, e cila hyri zyrtarisht në fuqi më 1 Janar 2022, ka rritur eksportet e produkteve të kompanisë.

Histori të tilla janë bërë mjaft të zakonshme në vendet anëtare të BRICS dhe mbulimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të këtyre vendeve do të shohë vetëm zgjerim. Gjatë takimit të 12-të të ministrave të ekonomisë dhe tregtisë të vendeve të BRICS të mbajtur në fillim të këtij muaji, pjesëmarrësit u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia dixhitale, investimet tregtare dhe zhvillimi i qëndrueshëm, në zinxhirin e furnizimit dhe mekanizmat e tregtisë shumëpalëshe.

Për të trajtuar sfidat e infrastrukturës dhe zhvillimit me të cilat përballen ekonomitë në zhvillim, vendet e BRICS themeluan Bankën e Re për Zhvillim (NDB) me seli në Shanghai, e cila u hap zyrtarisht në Korrik 2015.
Deri në Maj 2021, NDB kishte miratuar më shumë se 80 projekte në vendet anëtare duke filluar nga projektet e energjisë së rinovueshme në Brazil te programet e përmirësimit të rrjetit hekurudhor në Indi dhe rrugëve të reja me pagesë në Rusi, me një portofol total prej rreth 30 miliardë dollarësh amerikanë.
Sipas bankës, në periudhën 2022-2026, NDB do të ofrojë 30 miliardë dollarë amerikanë mbështetje financiare për vendet anëtare, nga të cilat 40 përqind e fondeve do të përdoren për reduktimin e ngrohjes globale.

Fotoja e bërë nga ajri më 17 Qershor 2022 tregon ndërtesën e selisë së Bankës së Re për Zhvillim (NDB), e njohur gjithashtu si banka BRICS, e cila ndodhet në Shanghai në lindje të Kinës. (Xinhua / Fang Zhe)

 

Duke funksionuar si një shtysë e re dhe e fortë për zhvillim, në Dhjetor 2020 u lançua në Xiamen, në Provincën Fujian të Kinës lindore, Qendra e Inovacionit të Partneritetit BRICS për Revolucionin e Ri Industrial (PartNIR), e cila do të sigurojë një bazë për vendet e BRICS për të përdorur inovacionin teknologjik dhe transformimin dixhital.

Më herët në Qershor, qendra PartNIR nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me NDB-në për të lehtësuar bashkëpunimin dypalësh dhe promovuar zhvillimin e përbashkët të vendeve të BRICS, duke deklaruar se palët do t’i japin përparësi bashkëpunimit në fusha të tilla si: inteligjenca artificiale, interneti industrial, ruajtja e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit nëpërmjet kërkimit të përbashkët, trajnimit të personelit dhe shkëmbimit të informacionit mbi infrastrukturën dhe programet e qëndrueshme.

Presidenti i NDB-së, Marcos Troyjo tha se përveç NDB-së, Qendra e Inovacionit BRICS PartNIR është një tjetër mekanizëm konkret për të nxitur bashkëpunimin midis vendeve të BRICS. Ato synojnë të promovojnë axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, në BRICS, si dhe në tregje të tjera dhe vende në zhvillim.

Një i moshuar merr një dozë të vaksinës kineze kundër COVID-19 në Brasilia, Brazil, më 22 Janar 2021. (Foto nga Lucio Tavora / Xinhua)

 

TRAJTIMI I SFIDAVE SHËNDETËSORE
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, vendet e BRICS kanë mbështetur njëra-tjetrën me furnizime mjekësore dhe kanë patur një bashkëpunim të gjerë në parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, në protokollet e diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe në lidhje me vaksinat dhe kërkimin dhe zhvillimin e barnave.
Në muajin Mars, Instituti Butantan i Brazilit përuroi një fabrikë në Sao Paulo për prodhimin e vaksinës CoronaVac, vaksinë e zhvilluar në Kinë duke filluar nga viti 2023.

Gjithashtu në Mars, u mbaj online ceremonia e hapjes së Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Vaksinave BRICS. Të pesë vendet e BRICS propozuan një iniciativë për të forcuar bashkëpunimin e vaksinave për të siguruar aksesin dhe përballueshmërinë e vaksinave në vendet në zhvillim përmes shpërndarjes së barabartë të tyre si mallra publike globale.
Nisma synon gjithashtu të rrisë aftësinë e vendeve të BRICS për të kontrolluar sëmundjet infektive dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve të shëndetit publik. Ajo thekson në mënyrë të veçantë hapjen dhe mirëpret më shumë partnerë për t’u bashkuar me këtë nismë.
Në takimin e 12-të të ministrave të shëndetësisë të BRICS mbajtur online në muajin Maj u ra dakord që vendet e BRICS do të lançojnë një sistem të paralajmërimit të hershëm për shpërthime pandemike të një shkalle të gjerë. Të pranishmit patën diskutime të thella për një sërë tematikash, si parandalimi dhe kontrolli i pandemisë së COVID-19, zhvillimi i sistemeve të reja shëndetësore dhe shëndeti dixhital.

Fotografia e bërë më 8 Shtator 2021 tregon një qen robot inteligjent gjatë një ekspozite mbi Revolucionin e Ri Industrial BRICS të mbajtur në Xiamen, në provincën Fujian të Kinës lindore. (Xinhua / Lin Shanchuan)

 

PERSPEKTIVA TË SHKËLQYERA
Arritja e bashkëpunimit të BRICS ka rritur jo vetëm zërin e tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim nëpër botë, por gjithashtu e ka bërë BRICS një platformë të rëndësishme për promovimin e Bashkëpunimit Jug-Jug.
Në vitin 2017 Kina propozoi modelin e bashkëpunimit “BRICS Plus”, i cili synon të forcojë unitetin dhe koordinimin midis anëtarëve të BRICS për një kohezion më të madh dhe në të njëjtën kohë synon të vazhdojë të zgjerojë “rrethin e miqve” të BRICS në një ndjekje të përbashkët të zhvillimit të përbashkët dhe prosperitetit për të gjitha tregjet në zhvillim e vendet në zhvillim.

Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili në Maj kryesoi një dialog midis ministrave të jashtëm të BRICS dhe atyre të tregjeve në zhvillim e vendeve në zhvillim të mbajtur online, vuri në dukje se të gjithë ministrat e jashtëm që morën pjesë në dialog mbështetën dhe ranë dakord me modelin e bashkëpunimit “BRICS Plus.”

Gjatë dialogut, duke folur mirë për bashkëpunimin “BRICS Plus”, pjesëmarrësit e huaj shprehën vullnetin e tyre për të rritur komunikimin dhe koordinimin strategjik midis vendeve të BRICS dhe tregjeve në zhvillim, si dhe për të promovuar zhvillimin e një sistemi të qeverisjes globale që është më i drejtë dhe më i paanshëm, më gjithëpërfshirës dhe demokratik.

Drejtori i Departamentit për Studimet e Vendeve në Zhvillim të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, Wang Youming, theksoi se bashkëpunimi BRICS për reduktimin e varfërisë, sigurinë ushqimore, zhvillimin e gjelbër, industrializimin, ekonominë dixhitale dhe ndërlidhjen, ndër të tjera ka përmbushur nevojat dhe aspiratat e shumë vendeve në zhvillim, dhe për këtë arsye ky bashkëpunimin do të luajë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar vendet në zhvillim në përballjen me ndikimin e COVID-19 dhe në sfida të tjera të zhvillimit.

Gu Qingyang, profesor i asociuar në Shkollën e Politikave Publike Lee Kuan Yew të Universitetit Kombëtar të Singaporit, tha për Xinhua se në të ardhmen vendet e BRICS mund të forcojnë më tej mekanizmin e tyre aktual të bashkëpunimit dhe gradualisht ta zgjerojnë atë dhe ta integrojnë thellësisht sipas programeve të Objektivave të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Nismës Një Brez Një Rrugë për të fituar një hapësirë më të madhe për bashkëpunim dhe zhvillim.
Gjatë një konference për shtyp dhënë rishtas në Cape Town, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha se vendi i tij dëshiron të shohë një “partneritet më të madh dhe më të thellë” me anëtarët e tjerë të BRICS, një grup “tërheqës” tek i cili shumë vende të tjera kanë besim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.