AKTUALITET

Publikohen pamjet e rënda/ Ky është momenti kur ekstremisti islamik qëllon me armë ndaj turmës së njerëzve në Oslo!

17:44 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat norvegjeze kanë publikuar pamjet e sulmit tragjik me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Oslo.




Pamjet tregojnë momente kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub, i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ plus.

Të shtënat i morën jetën 2 personave dhe plagosën 21 të tjerë, ndërsa siç duket në filmime ngjallën panik mes të pranishmëve.

Në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Zainar Matapur, 42-vjeç, një ekstremist islamik. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm.

Ai është shtetas nga Norvegjia, por ka ardhur si emigrant në këtë vend që në vitet ’90. Origjinën e ka nga rajonet kurde të Iranit, ndërsa është radikalizuar me kalimin e kohës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.