Kronikë

FOTOT/ Panë nga afër vrasjen e Pjerin Xhuvanit, këta janë dy zv.drejtorët e policisë që u arrestuan

22:33 - 27.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare ka siguruar fotografitë e dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.




Dy zv.drejtorët e policisë u arrestuan, pasi kanë qenë të pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Në atë kohë, zv.drejtor i policisë në Elbasan ka qenë Nikolla Palla, i cili aktualisht është zv.drejtor i Policisë së Beratit, ndërsa tashmë në policinë e Elbasanit është zv.drejtor Albert Nushi. Të zv.drejtorët e policisë kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, në momentin kur ka ndodhur përplasja dhe është vrarë Xhuvani.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.