AKTUALITET

(EMRI) Pjesë e skemës për tjetërsimin e lagunës “Kune Vain”/ Arrestohet kryetari i fshatit, lëshonte dokumente false për falsifikimin…

13:17 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjetër Luka, 62-vjeç me detyrë kryetar i fshatit Grykë Lumi, në Tale të Lezhës, është arrestuar nga policia në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, Kune Vain.




Policia bën me dije se ai akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka përpiluar dhe më pas ka lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të personave të tretë.

Gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).

Rreth një muaj më parë, në kuadër po të njëjtin operacion policia çoi në pranga 3 persona me detyrë funksionarë publikë të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë abuzimi.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijon operacioni “Tjetërsimi i Lagunës”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në zonat e mbrojtura. Zgjerohet sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara, rritet numri i funksionarëve publikë të implikuar në veprimtaritë e paligjshme që kryhen në këto zona. Vihet në pranga një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Shkon në 4 numri i personave të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.  Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara. Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë, 3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. Në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to. Si rezultat i këtyre hetimeve është vënë në pranga edhe një tjetër funksionar publik, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin P. L., 62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme). Vijon operacioni, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.