AKTUALITET

Makth i Milanos, arrestohen banda e grabitësve shqiptarë

13:49 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bandë grabitësish shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se kanë thyer disa banesa në Milano. Prokuroria e Milanos thotë se grupi shqiptarë janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh banesash ndërsa hetimet kanë nisur me identifikimin e një makine të vjedhur dhe që përdorej nga banda për të çuar grupin në vendet e vjedhjeve dhe më pas për t’u arratisur.




Në këtë mjet kriminelët vendosnin targa që herë pas here ua hiqnin vjedhurazi makinave të tjera, për të vështirësuar gjurmimin. Me anë të përgjimeve u zbulua se shqiptarët vodhën në 4 banesa më 22-23 qershor, duke u ngjitur nga çatia.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano , ndërsa anëtari i katërt i dyshuar 27-vjeçar, i gjurmuar në një apartament në zonën Niguarda , i rezistoi kontrollit të agjentëve megjithatë u kap. Më pas rezultoi se ai akuzohej edhe për tentativë vrasje në korrik të 2021.

Policia arriti të gjente një makinë të vjedhur, mjetë që përdoreshin për vjedhjet, një pistoletë, para cash, bizhuteri dhe orë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.