AKTUALITET

I morën nënës hotelin, në pranga dy vëllezërit dhe punonjësit e hipotekës në Tiranë

14:13 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi i shtatë zyrtarëve të Kadastrës Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e Prokurorisë së Tiranës ku edhe sqarohet denoncimi shtetas V.K, e cila është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.




Mësohet se 2 vëllezër, pronën e babait që e kishte ndërtuar në 1995, ia kanë marrë nga pronësia nënës dhe e kanë kaluar në emër të tyre me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës.

Në bazë të deklarimeve të rrema të djemve, objekti është legalizuar më 5.10.2015 dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë 2 djemve, Elvis dhe Endri Turtulli duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Dy djemtë kanë deklaruar që është hoteli është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç, mirëpo nëna e ka hedhur poshtë duke sqaruar se godina është ndërtuar në 1995 dhe se ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit, B. T.

“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, ka thënë ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.