Kryesore

Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk njeh baxhanakun!

13:45 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Gazment Bardhi reagon pas deklaratave të forta të kreut të PD, Sali Berisha, i cili bëri përgjegjës Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, teksa u shpreh mes të tjerash se “Gaz Bardhi e keni dëgjuar të flasë. Është në burg Paplekaj. Ai heshti. Ai ishte në stafin e tij. Kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që çështja do të hetohej dhe duhet të kërkonte hetimin e plotë”.




Në reagimin e tij, Bardhi i kthehet ashpër Berishës, teksa i kërkon të presë me qetësi përfundimin e hetimeve për masakrën e Elbasanit dhe “ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit:.

“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”, shkruan Bardhi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gaz Bardhi do qe te mare partine Demokratike nen sqetullen e tij, por e ka gabim we ta beje duke ofenduar dhe duke I ngjitur tjetrit epitete dhe faje qe nuk I takojne. Ka dhe njerez qe mund ta akuzojne G. Bardhin per familiaret e tij, prandaj mos u kruaj shume, mbaj distance me te moshuarit. Nuk meret pushteti me ofendime dhe sharje.

    Përgjigju ↓