AKTUALITET

Tmerr! Sulmi i dytë fatal i peshkaqenit në Egjipt – Një tjetër turist prek fundin tragjik

17:55 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i dytë i përgjakshëm është regjistruar në Detin e Kuq, ku një peshkaqen përpiu një turist rumun në një resort të njohur në Egjipt, afër vendit ku u regjistrua edhe sulmi i parë fatal ndaj një pensionisteje 68-vjeçare nga Austria.




Autoritetet egjiptiane, duke cituar një dëshmitar okular, folën për një vdekje të dytë, me gjetjen e një trupi, në jug të vendit në Hurghada.

“Dy gra u sulmuan nga një peshkaqen teksa po notonin në rajonin Sahel Hashis, në jug të Hurghada”, tha ministria e mjedisit e Egjiptit, duke vënë në dukje se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Gruaja që vdiq nuk është identifikuar plotësisht, por besohet se është një turiste me origjinë rumune, e cila po qëndronte në një hotel luksoz në Egjipt.

Kjo vdekje e fundit besohet të ketë ndodhur në të njëjtën kohë me të parën, në të cilën pensionistja i tha partnerit të saj se po shkonte në ujë për një kohë dhe në fund nuk u kthye më, duke vdekur pranë plazhit.

Videot dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë përmasat e dramës me detin të lyer me ngjyrë të kuqe dhe ekipet e shpëtimit që po nxitojnë në vendngjarje.

Turistja 68 –  vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt që të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve. Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, ai i afrohet asaj dhe i preu krahun dhe këmbën.

Si pasojë e sulmit, ajo ndërroi jetë pak më vonë – teksa po transportohej me ambulancë në spital – për shkak të gjakderdhjes së pakontrolluar.

Pas incidentit tronditës, turistët rusë që kanë regjistruar me celularët e tyre skenën, kanë protestuar ashpër për mungesën e shpëtimtarëve nga plazhi.

Autoritetet lokale u  ndaluan për tre ditë not, zhytje dhe peshkim në zonën përreth nga frika se peshkaqenët do të shfaqen sërish në ujëra.

Në vitin 2018, një turist çek u vra nga një peshkaqen në një plazh. Një gjerman pësoi të njëjtin fat në vitin 2015, ndërsa në vitin 2010 një grua gjermane u vra dhe katër turistë të tjerë u plagosën rëndë nga sulmet e peshkaqenëve pranë Sharm El Sheikh, resorti më i njohur i Egjiptit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.