Kronikë

FOTO/ Udhëtimi i fundit me të dashurin i 15-vjeçares shqiptare në Greqi, që humbi jetën nga përplasja me mjetin bujqësor

14:14 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Mediet greke kanë publikuar fotot e adoleshentes shqiptare dhe të dashurit të saj gjeorgjian, që humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksidente automobilistik në Chania të ishullit të Kretës në Greqi.




Mbarë opinioni publik është tronditur në Kretë nga vdekja tragjike e dy të rinjve, të cilët bashke me një çift tjetër të rinjsh ishin nisur të bënin xhiro në buzë detit në Chania.

Sipas medieve greke makina me të cilën po udhëtonte çifti është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë.

Dy të rinjtë që ishin më mjet me çiftin fatkeq ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në mjetin bujqësor ishin dy persona, drejtuesi të mjetit dhe nëna e tij e moshuar.

Protothema.gr shkruan se i 23-vjeçari nuk kishte leje drejtimi për makinën, e cila i përkiste nënës së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.