BLUETOOTH

U kritikua për shifrën e majme që kërkoi për një performancë, Loredana ka një përgjigjie për të gjithë

17:57 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Personazhet e njohura kanë treguar se nuk pëlqejnë të flasin për shifra. Por Loredana nuk ngurroi të pranonte se ka kërkuar 120 mijë euro për një performancë në një Festival. Gjë që ka shkaktuar reagime të shumta.




E pyetur në Instagram: “Përse nuk je në Alba Festival?”, reperja nuk ka hezituar të përgjigjet se kërkoi të paguhej 120 mijë euro. Gjë që mesa duket nuk është realizuar. Festivali bën bashkë artistët më në zë të muzikës shqiptare në Zvicër për shqiptarët e jo vetëm që jetojnë atje. Për këtë arsye shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si ‘kapriço’ dhe ‘të tepruar’. Sipas tyre, reperja duhet të ishte bashkë me kolegët e saj për ‘publikun e saj’.

Gjithë këtyre kritikave ajo u është përgjigjur duke publikuar një foto me shumë para në dorë dhe disa varse argjendi shumë të shtrenjta. Si duket reperja ka dashur të tregojë se është mësuar me para dhe jetën e tillë.

Loredana e reklamon shpesh jetë luksoze në rrjetet sociale dhe muzikën e saj. Shumë tekste këngësh të Loredanës janë rreth parave, makinave të shtrenjta, etj.

Kujtojmë se Loredana është akuzuar se i ka zhvatur 700,00 franga një çifti sviceran, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, vajzë e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja u bë publike në 2019, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritetet dhe llogaria saj bankare u bllokua. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim”.

Por, në 2020 Loredana u shfaq papritur në rrjetet sociale me zonjën në fjalë duke treguar se kishin bërë paqe por nuk e ka sqaruar kurrë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Në një intervistë për SRF Virus ajo tha se të vërtetën e asaj që ka ndodhur mes saj dhe Petrës, përveç tyre e di edhe prokurori. Asnjë tjetër. Ajo tha se e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën, pa dashur që ta vijojë më tej bisedën. “Vetëm unë, prokurori publik dhe kjo zonjë (Petra Z.), e dimë të vërtetën. Mendoj se ne e kuptojmë njëra-tjetrin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.