Kryesore

Betimi si president/ Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me bashkëshorten dhe fëmijët, priten nga Lindita Nikolla!

17:59 - 24.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka lënë shtëpinë e tij pak minuta nga nisja e seancës plenare për betimin e tij për t’u nisur drejt Kuvendit.




Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët ndërsa është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Seanca nisi në orën 18:00 në parlament ndërkohë që të pranishëm janë përfaqësuesit e maxhorancës, ata të grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të selive diplomatike në vendin tonë.

Nga ana tjetër shumica e deputetëve demokratë, pjesë e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë këtë seancë.

Pas betimit në Kuvend, Begaj do të drejtohet drejt presidencës ku do të mbahet edhe ceremonia shtetërore.

Bajram Begaj betohet si President

Bajram Begaj betohet si president në Kuvend, deputetët çohen në këmbë për të nderuar himnin kombëtar

Bajram Begaj është betuar si president në republikën e Shqipërisë në seancën e mbajtur ditën e sotme.

Ai përsëriti pas kryeparlamentares Lindita Nikolla betimin e tij se do i shërbejë kushtetutës.

Më pas salla shpërtheu në duartrokitje ndërsa deputetët u çuan në këmbë për të nderuar himnin kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.