AKTUALITET

Dymbëdhjetë njerëz të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Kroaci

14:50 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga në veriperëndim të Kroacisë.




Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.

Të 31 pasagjerët tjerë të mbijetuar janë të plagosur dhe disa janë duke luftuar për jetë, kanë thënë zyrtarët.

Të gjithë pasagjerët janë të rritur dhe shtetas polakë, ka thënë Ministria e Jashtme polake për mediat lokale.

Ata janë nisur nga një lokacion afër Varshavës për në Megjugorje, një vend i shenjtë katolik në Bosnje.

Zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për trafik. REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.