AKTUALITET

VIDEO/ Banesat dhe vreshtat në rrezik nga flakët në Mirditë, ngrihet helikopteri për të shuar zjarrin gjigant

16:54 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë, duke rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.




Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse ishin nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.

Gjithashtu, policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.