Kronikë

Itali/ Arrestohen dy shqiptarët, grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos!

23:36 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 18 vjeç, dhe një 25-vjeçar rumun, pasi kanë grabitur një 18-vjeçar francez në Piazza del Duomo.




Tre të rinjtë e arrestuar, i janë afruar francezit, e kanë rrethuar dhe më pas e kanë goditur me shkelma e grushte në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debitit dhe 200 euro cash. Më pas janë arratisur nëpër rrugët e qendrës duke e lënë turistin shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë.

Ky i fundit i është nënshtruar trajtimit mjekësor pas mavijosje të rënda të raportuara në të gjithë trupin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.