AKTUALITET

Situata e zjarreve në Shkodër, Bardh Spahia: Dëme të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ia dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore

22:50 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar mbrëmjen e kësaj të hëne lidhur me situatën e zjarreve në zonën për të cilën ai mban përgjegjësi të administrojë.




Përmes rrjeteve sociale, kryebashkiaku demokrat thekson se dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera, teksa shton se fatmirësisht nuk u cenua jeta njerëzore.

Ndëekohë, ai shprehu mirënjohjen për zjarrfikësit, duke premtuar se do t’iu gjendet pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë.

Reagimi i plotë i Spahisë:

Jemi përballur gjatë këtyre orëve me një situatë aspak të zakontë që krijuan vatrat e zjarreve në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër.

Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata.

Falenderoj me mirënjohje pa fund të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës Shkodër, që në të gjithë këto ditë kanë dëshmuar profesionalizëm, sakrificë dhe përkushtim maksimal në kryerjen e misionit të tyre. Do të përpiqem maksimalisht që si kryetar i Bashkisë Shkodër t’u gjindem pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë. Gjithashtu mirënjohje për të gjithë drejtorinë e shërbimit pyjor në bashki, që u angazhuan me kapacitet të plotë në përballimin e këtyre situatave.

Për banorët e Bashkisë Shkodër kam një thirrje që ju drejtohet të gjithëve pa përjashtim, mbroni territorin nga zjarret, denonconi çdo veprim të paligjshëm dhe kontribuoni që të mos rrezikojmë jetët, shtëpitë dhe pronat nga zjarret që në këto temperatura ekstreme, përhapen me shpejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.