

Konfrontimi fizik për shkak të një përplasjeje për motive të dobëta duket se i ka kushtuar jetën një fermeri 60-vjeçar në fshatin Rrëmbec të Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne.
Sipas informacioneve në dispozicion, plagosja që i shkaktoi dhe vdekjen më pas në spital viktimës Nerti Kusari duket se ka ardhur për motive të dobëta.
Burimet e Gazetës Shqiptare mësojnë se viktima dhe autori Velo Azisllari kanë qenë komshinj në fshatin e tyre.
Për më tepër, ata kanë patur konflikte të vjetra, ndërsa sot janë përplasur, çka dhe ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
Shfaq Komentet (0)