AKTUALITET

“Ja tregoj unë asaj, që bën hajgare me heroin kombëtar”/ Solisti i grupit “Ilirët” kërcënon Elvana Gjatën për këngën “Mora fjalë”

08:17 - 09.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej dy ditësh në Kosovë po diskutohet për konfliktin mes solistit të grupit Ilirët, Shemit me babain e Dua Lipës, Dukagjinin. Ky i fundit nuk ka pranuar propozimin që në festivalin që e organizon vetë “Sunny Hill të këndohej kënga për Adem Jasharin “Mora fjalë”.




Atëherë Shemi është nisur ta këndojë vetë. Natyrisht, pa miratimin e organizatorëve është ndaluar nga policia. Por duke qenë se lajmi qarkulloi menjëherë në portale, në skenë doli Elvana Gjata e cila imporvizoi një pjesë të këngës për publikun.

Por sapo ka mbaruar punë me poicinë, Shemi ka kërcënuar hapur këngëtaren Elvana Gjata për performancën e saj në Sunny Hill. Sipas tij këngëtarja nuk dinte as tekstin e këngës e megjithatë është përdorur nga organizatorët dhe duhej të refuzonte.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim. E ka dit, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, s’e dinë as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata.

“Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë, se kam në reportuar. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Konflikti me Dukagjin Lipën nisi pasi Shemi shfaqi dëshirën për të kënduar këngën “Mora fjalë” kushtuar Adem Jasharit. “Pasha dy fëmijët pa e këndu këngën e Adem Jasharit nuk e lë” i ka thënë ai Dukagjin Lipës në bisedën që kanë pasur në telefon. “Pasha tre fëmijët që nuk ke për ta këndu” i është përgjigjur Dukagjin Lipa. Pastaj Shemi u nis vetë në koncert por para se të dilte në skenë u rrethua nga 20 vetë dhe iu vunë prangat.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shemi duhet te dij se nuk mund te kendohet krye ne veti,
    Eshte keq te keqperdoret emmri i komandant Jasharit .
    Gjithashtu Shemi nuk ka monopol ne ket kenge. Edhe Elvana ka te drejt ta kendoi, bile shum bukur e ka kendu.
    Mendimi im eshte se Shemi ma teper e ka pas qe te promovohet ne nje festival te till.

    Përgjigju ↓