Kronikë

Përplasen makinat në aksin Pogradec-Përrenjas, lëndohet një udhëtare! Shoferët ia hedhin ‘paq’

21:34 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Pogradec-Përrenjas, në afërsi të fshatit Piskupat.




Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërkohë ka mbetur e dëmtuar një qytetare për shkak të përplasjes.

E dëmtuara ka inicialet B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.