BLUETOOTH

Mediat rozë ‘ziejnë’ për ish-in e Blerim Xhemailit/ Modelja shqiptare lidhet me futbollistin serb?!

15:25 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erjona Sulejmani është ish-gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili. Në fillim brunia u bë e njohur për këtë fakt, teksa pas ndarjes me futbollistin bëri bujë për format bombastike.




Si duket, Erjonës nuk i ndahet zemra nga futbollistët. Thashethemet lart-poshtë dhe gojët e liga në rrjet thonë se modelja shqiptare ka nisur një romancë me një futbollist serb.

Rrjeti po zien teksa përflitet se modelja është e lidhur me futbollistin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, edhe pse ky i fundit është shumë vite më i ri se ajo.

Nuk ka asnjë konfirmim apo kundërshtim të këtij lajmi nga ana e Erjonës dhe Vlahoviç, por komentuesit shqiptarë janë tërbuar. Pas ndarjes me Xhemailin, Erjona Sulejmani vijoi jetën e saj në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.