BOTA

Takimi me Erdoganin, Putini: Ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë, Zelensky refuzon të ulet në tryezë

20:27 - 16.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar sot me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.




Putin vlerësoi, sipas tij, përpjekjet e presidentit turk për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa kritikoi Volodymyr Zelenskyn, duke theksuar se ai refuzon bisedimet përkatëse.

Sipas Reuters, presidenti rus Vladimir Putin duke folur në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, Putin tha se Erdogan vazhdimisht propozon takime me Zelenskyn.

Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin se dëshironte të copëtonte Rusinë dhe tha se dërgoi forcat e armatosura ruse në Ukrainë në shkurt për ta parandaluar këtë.

Për më tepër, duke diskutuar publikisht luftën për herë të parë që kur Ukraina i shtyu trupat ruse nga rajoni i Kharkiv javën e kaluar, Putin kërcënoi me sulme në infrastrukturën ukrainase dhe tha: “Do të shohim se si do të përfundojë kundërofensiva e Ukrainës.

Presidenti rus tha gjithashtu se Rusia nuk po nxiton t’i japë fund “operacionit special ushtarak” në Ukrainë dhe se gradualisht po e vë nën kontrollin e saj territorin ukrainas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.