BOTA

Lufta në Ukrainë/ Rusia vijon bombardimet, katër mjekë të vrarë dhe dy pacientë të plagosur pas sulmeve në një spital psikiatrik!

14:00 - 18.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë janë plagosur pasi forcat ruse qëlluan në një spital psikiatrik në fshatin Strelechya. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov.




“Objekti ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali ndërsa u kthye në shënjestër të sulmeve ruse. Gjatë evakuimit, rusët filluan një granatim masiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur”, shkroi ai në Telegram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.