AKTUALITET

Pasuri të ligjshme nga trashëgimia e prindërve, konfirmohet në detyrë prokurori i Tiranës

10:16 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti.




Përmeti deklaroi në seancën e KPK-së, që u mbajt më 15 shtator se pasuritë që ai zotëronte rridhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2003. Prej vitit 2013, ai ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.