Kronikë

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, kontrolli “blic” e kapi në flagrancë me drogë, shkop bejsbolli dhe thikë!

13:01 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, të cilit pas një kontrolli blic iu gjetën drogë, një shkop bejsbolli dhe një thikë.




“Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.